Sisteme të zgjuara për një përvojë moderne dhe të lehtë për shtëpinë tuaj.
Përdorimi i teknologjive të avancuara për të krijuar ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme.
Integrimi i teknologjisë së fundit për të rritur performancën, për të përmirësuar sigurinë dhe për të optimizuar përdorimin e energjisë elektrike.
Çdo projekt dizajnohet deri në detajet më të vogla, sipas standardeve evropiane, duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të klientëve.
Instalime elektrike cilësore, të sigurta dhe të besueshme në shtëpi individuale, ndërtesa kolektive banimore dhe ndërtesa afariste.
Të akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës si laborator për matje dhe testime të instalimeve elektrike. Poashtu, të autorizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ofrojmë shërbimet e testimeve elektrike.
Testimet elektrike bëhen sipas standardeve:
Standardi | Përshkrimi / Description |
---|---|
SK EN 61557-2: 2018 | Rezistenca e izolimit / Insulation resistance |
SK EN 61557-3: 2018 | Rezistenca e plotë e qarkut të mbyllur / Loop impedance |
SK EN 61557-4: 2018 | Rezistenca e lidhjes në tokë dhe lidhja ekuipotenciale / Resistance of earth connection and equipotential bonding (Zi) |
SK EN 61557-5: 2018 | Rezistenca në tokë (Rezistenca e rrufepritësit) / Resistance to earth (Zs) |
SK EN 61557-6: 2018 | Pajisjet e rrymës mbetëse (RCD) në sistemet TT, TN dhe IT / Effectiviness of residual current devices (RCD) in TT, TN and IT systems |
Projektimi dhe instalimi i shtëpive të së ardhmes. Këto shërbime ofrojnë një jetesë më të lehtë dhe më të sigurt, duke ofruar kursim të energjisë dhe kontroll në çdo kënd. Pjesë e shërbimeve tona për Smart Home janë kontrollimi i automatizuar i ndriçimit të roletave, prizave, zërimit, sistemit të sigurisë dhe të ngrohjes.
Shfrytëzimi i energjisë diellore si mënyrë alternative për furznizimin e pajisjeve elektrike me rrymë, ruajtjen e ambientit dhe krijimin e pavarësisë energjetike.
Ofrojmë një varg/sërë shërbimesh që mundësojnë një funksionim të sigurt dhe efikas të sistemeve elektrike. Këtu përfshihen inspektimet rutinore, testimet dhe riparimet e ndryshme sipas nevojës. Mirëmbajtja parandalon avaritë e ndryshme, rritë jetëgjatësinë e pajisjeve, siguron funksionimin efikas të tyre dhe redukton humbjet energjetike.
Si pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e instalimeve elektrike është shërbimi i mbikëqyrjës së instalimeve elektrike. Mbikëqyrja është domosdoshmëri për të siguruar se të gjitha sistemet elektrike janë të sigurta, funksionale dhe në përputhje me standardet.
Ju lumtë për punën. Komplimente nga ekipi "Beso në mua".
Respekte për punën.
Punë perfekte nga ekipi. Suksese të mëtutjeshme!